New York dhe Britania zgjasin masat bllokuese

Bota

New York dhe Britania zgjasin masat bllokuese

Më: 16 prill 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Britania e Madhe dhe shteti amerikan New York do t’i zgjasin masat bllokuese, që vijnë si përgjigje ndaj pandemise Covid-19.

Masat e bllokimit të New York do të zgjasin deri më 15 maj, tha guvernatori i këtij vendi.

Andrew Cuomo tha që ekspertët do të përcaktojnë se kur shteti mund të rihapet.

Ai theksoi se vendimi nuk do të ishte politik ose emocional.

“Të dhëna dhe shkencë. Ne po flasim për jetën e njeriut këtu”, tha ai.

Ndërsa masat e mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasin për të paktën tre javë të tjera, njoftoi Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat