Si pasojë e coronavirusit, gjashtë turistë u vetë-izoluan për gati një muaj në një shpellë të Indisë

Bota

Si pasojë e coronavirusit, gjashtë turistë u vetë-izoluan për gati një muaj në një shpellë të Indisë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Njerëzit që jetojnë nën masat e bllokimit të coronavirusit, po mësohen sa më shumë që të jetë e mundur, mirëpo gjashtë turistë të huaj morën një qasje të pazakontë duke u fshehur në një shpellë në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi u izolua për gati një muaj në një shpellë afër Rishikesh, një qytet në shtetin e Uttarakhand në Indinë veriore, ndërsa u gjet nga policia të dielën.

Turistët – katër burra dhe dy gra nga Franca, Turqia, Ukraina, SHBA dhe Nepal – fillimisht kanë qëndruar në një hotel, por u larguan dhe u strehuan në shpellë, sipas zëdhënësit të policisë së Uttarakhan, Mukesh Chand.

“Ata kanë qëndruar në shpellë që nga 24 marsi, policia i gjeti të dielën dhe i transferoi ata në ‘Swag Ashram’. Ne u kemi kërkuar atyre të vetë-izolohen për dy javë si masë paraprake, megjithëse ata janë mirë me shëndet”, tha Chand për CNN.

Ndërkaq turistët indianë dhe të huaj janë ndaluar të hyjnë në shtetin e Uttarakhand që nga data 20 mars për shkak të shpërthimit të coronavirusit, sipas një urdhri të qeverisë së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat