Guvernatori i Nju Jorkut porosit: Të gjithë punonjësit në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 do të marrin bonuse

Bota

Guvernatori i Nju Jorkut porosit: Të gjithë punonjësit në vijën e parë në luftën kundër COVID-19 do të marrin bonuse

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:22
Andrew Cuomo

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka paralajmëruar se të gjithë të punësuarit në linjën e parë mbrojtëse nga coronavirusi do të marrin bonuse, pasi që sipas tij, për gjithçka që ata janë duke bërë nuk mjafton një falënderim, dhe se një gjë e tillë do të praktikohet edhe në pjesë tjera të SHBA-ve.

Punonjësit shëndetësorë, ata të metrosë, transportit publik, punonjësit në marketet ushqimore dhe të gjithë të tjerët në linjën e parë, do të marrin 50 për qind bonuse për atë çfarë janë duke bërë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19.

“Të gjithë po u themi se keni bërë një punë të shkëlqyer, punonjës shëndetësor keni bërë dhe vazhdoni të bëni punë të shkëlqyer, ndërsa policëve po u themi vazhdimisht – jeni heronjtë tanë”, ka shtuar Cuomo duke pranuar se nuk mjafton vetëm kaq.

“Është e vërtetë që janë, është mirë të dëgjosh fjalë të bukura, por duhet shpërblyer edhe për punën e tyre të palodhshme. Ata janë njerëzit që po na shpëtojnë dhe nxjerrin nga kjo krizë që ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar guvernatori i Nju Jorkut, ku në këtë vend deri më tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 253 mijë persona dhe 18.600 tjerë kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat