Lindi 8 javë para kohe, foshnja lufton kundër koronavirusit

Bota

Lindi 8 javë para kohe, foshnja lufton kundër koronavirusit

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:52
Bebja Peyton 3 javëshe u diagnostifikua me COVID-19

Një nënë e re e quajtur Tracy Maguire ka kujtuar momentin e dhimbshëm kur pa mjekët t’i fusin tampon në hundë foshnjës së sa 3 javore. Ajo thotë se është një nga gjërat më të këqija që ka parë.

“Ishte hera e parë që pashë foshnjën time të qante me lot. Unë po e mbaja në krahë dhe nisa të qaja se bashku me të”, shprehet Tracy.

Lindur para kohe dhe vetëm 1,5 kg, bebja Peyton 3 javëshe u diagnostifikua me COVID-19. Ajo erdhi në jetë në 26 Mars dhe 8 javë para datës së caktuar.

Image

Kur Tracy po e lante foshnjën e saj i vuri re disa simptoma të vogla. Mjekët i thanë të mos frikësohej sepse foshnja është mirë edhe pse ka testuar pozitiv me koronavirus.

“Unë e kuptoja se mjeku po përpiqej të më qetësonte, por ishte e pamundur, isha shumë e mërzitur. Në mendjen time kisha shumë pikëpyetje. Mendoja si ka mundësi që ajo aq e vogël po lufton me një gjë të padukshme, ajo është shumë delikate, a do ia dalë?”

Peytonit iu dha steroide për të ndihmuar në forcimin e mushkërive të saj dhe mori një kujdes të mahnitshëm nga infermieret në ditët që pasuan diagnozën e saj.

Sidoqoftë, pasi u shërua nga prerja e saj cezariane, mjekët i thanë Tracy se duhej të shkonte në shtëpi dhe të izolohej për 14 ditë larg fëmijës së saj. Ajo iu lut doktorit të qëndronte me fëmijën e saj por ishte e pamundur.

Me kalimin e ditëve, numri i vdekjeve në Skoci nga koronavirusi vazhdoi të rritet – por Peyton ia doli, u shërua!

Image

Tracy dhe familja e saj falenderuan mjekët që e shëruan fëmijën e saj dhe i dhanë përkujdesin e madh në spital.

“Ata janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme, kanë vënë jetën e tyre në rrezik për t’u siguruar që fëmija im po ushqehej dhe gëzon shëndet të plotë. Jam shumë mirënjohëse për këta njerëz, Peyton është gjëja ime më e çmuar në të gjithë botën dhe ua kam besuar atyre që të kujdesen për të. Për çdo nëna që shqetësohet, vendosni besimin tuaj tek këta mjekë”, shprehet Tracy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat