Bilanci botëror! Mbi 2,5 milionë të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 177 mijë viktima

Bota

Bilanci botëror! Mbi 2,5 milionë të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 177 mijë viktima

Më: 22 prill 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

2,560,063 të infektuar me Covid-19 në mbarë globin; kjo është shifra aktuale e regjistruar nga Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 177,718 e ndërsa të shëruar janë 696,232.

Shifra më e lartë e vdekjeve regjistrohet në SHBA, me 45,343 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,648 viktima, Spanja me 21,282, Franca me 20,796 dhe Britania me 17,337. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Sa i takon Shqipërisë, zyrtarisht në këto momente rezultojnë 609 të prekur dhe 26 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat