Jo më frikë për fluturime! Këto janë sediljet që mund të sigurojnë mbrojtje nga koronavirusi

Bota

Jo më frikë për fluturime! Këto janë sediljet që mund të sigurojnë mbrojtje nga koronavirusi

Më: 22 prill 2020 Në ora: 10:22
Ilustrim

Koronavirusi ka pezulluar fluturimet në mbarë botën, por një firmë italiane po punon për të siguruar mbrojtje gjatë udhëtimeve në këtë periudhë të vështirë.

Sediljet e reja përfshijnë mbrojtëse në formë çadre sipër kokës dhe krijojnë një lloj distance mes pasagjerëve.

Ekziston edhe mundësia që pasagjerët të ulen nga ana e kundërt e njëri-tjetrit duke shmangur kontaktin me njëri-tjetrin.

Image

Këto mendohet të jenë përgjigja e duhur për zbatimin e distancimit social pa lënë sedilje bosh në aeroplan. Koronavirusi filloi të përhapej në dhjetor të vitit 2019 dhe kjo ndikoi rëndë tek turizmi.

Pothuajse të gjitha fluturimet janë pezulluar dhe pjesa më e madhe e punëtorëve kanë mbetur të papunë për shkak të kësaj situate të vështirë.

Ndërkohë disa grupe të ndryshme vijojnë punën për krijimin e një ilaçi apo vaksine që do ti japë fund pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat