Familja e 76-vjeçarit qëndroi në telefon për 30 orë derisa ai vdiq - Bota Sot
Familja e 76-vjeçarit qëndroi në telefon për 30 orë derisa ai vdiq

Bota

Familja e 76-vjeçarit qëndroi në telefon për 30 orë derisa ai vdiq

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:44
Familja e 76-vjeçarit

Si shumë njerëz të tjerë që humbën të dashurit e tyre për shkak të COVID-19, edhe Abby Adair Reinhard nuk pati mundësi të ishte në spital në momentet e fundit të babait të saj, Don Adair.

Një infermiere u ofroi asaj dhe dy motrave të tjera mundësinë që të flasin në telefon për 30 orë me babanë, derisa ai ndërroi jetë.

“Ishte një bekim i madh. Unë pata mundësinë t’i thosha atë që kisha nevojë t’i thosha, edhe pse nuk mund ta shikoja. Komunikimi përmes telefonit ishte shumë i çmuar në ato momente.”

Motrat u bashkuan në telefonatë nga Danimarka, Texasi dhe Karolina e Veriut. Ata ndanë kujtimet me njëri-tjetrin, kënduan këngë dhe shprehën dashurinë për babanë.

Adair, 76 vjeç, nuk mund të fliste, por vajzat u shprehën të lumtura që në momentet e fundit mundën të dëgjonin frymëmarrjen e tij.

“Unë e falenderova atë që ishte aty për mua gjithmonë, që më dhuroi dashuri. I kërkova falje për gjërat që duhet t’i kërkoja. Ne e dëgjonim që ai vuante. Por në të njëjtën kohë, të dëgjoje frymëmarrjen e tij dukej sikur ishim më të lidhur dhe sikur e kuptonim që ai ishte akoma gjallë”, tha Abby Adair Reinhard për “CNN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat