Pacientët e parë që morën plazmën nga pacientët e shëruar, u rikuperuan dhe u larguan nga ventilatorët

Bota

Pacientët e parë që morën plazmën nga pacientët e shëruar, u rikuperuan dhe u larguan nga ventilatorët

Më: 23 prill 2020 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Më 4 prill, pacienti mashkull 49 vjeçar rezultoi pozitiv dhe u pranua në Spitalin Max në New Delhi.

Sidoqoftë, gjendja e tij u përkeqësua gjatë ditëve të ardhshme dhe ai së shpejti zhvilloi pneumoni me dështim të frymëmarrjes tipi I, pas së cilës u vendos menjëherë në ventilator.

Kur pacienti nuk tregoi ndonjë përmirësim në gjendjen e tij, familja e tij kërkoi nga spitali për terapi plazmatike.

Donatori i plazmës ishte rikuperuar nga infeksioni siç konfirmohej nga dy raporte të njëpasnjëshme negative të bëra tre javë më parë dhe përsëri rezultoi negativ në kohën e dhurimit së bashku me teste të tjera standarde për të përjashtuar infeksione si Hep B, Hep C dhe HIV.

Pacienti pas marrjes së plazmës tregoi përmirësim dhe deri në ditën e katërt u largua nga ventilatori. Ai u zhvendos në një dhomë me monitoim gjatë gjithë kohës dhe tani ka filluar edhe marrjen e ushqimit oral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat