Erdogani mbështet SHBA-në në luftën kundër koronavirusit, i dërgon furnizime mjekësore

Bota

Erdogani mbështet SHBA-në në luftën kundër koronavirusit, i dërgon furnizime mjekësore

Më: 28 prill 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Turqia do t'i dërgojë Shteteve të Bashkuara pajisje mjekësore duke përfshirë maska N95, mburoja për fytyrën, maska kirurgjikale, fustanet dhe dezinfektuesin, njoftoi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim të hënën.

"Ne jemi krenarë të njoftojmë se Turqia do i dhurojë furnizime mjekësore Shteteve të Bashkuara, pas kërkesës së aleatit tonë të NATO-s, për ta mbështetur në luftën kundër koronavirusit," tha drejtoria e komunikimit e presidencës turke në deklaratën me shkrim.

Ngarkesa për në SH.B.A. përmban 500,000 maska kirurgjikale, 40,000 fustane, 2,000 litra dezinfektues, 1.500 syze, 400 maska N95 dhe 500 mburoja të fytyrës, sipas Presidencës Turke.

Turqia ka dërguar pajisje mjekësore në 55 vende që nga fillimi i pandemisë, sipas presidencës.

Furnizimet pritet të arrijnë të martën në mbrëmje në Joint Base Andrews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat