Lajm i mirë nga Kina, vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati në Shtator për rastet urgjente

Bota

Lajm i mirë nga Kina, vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati në Shtator për rastet urgjente

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati për rastet urgjente në muajin Shtator.

“Mbase në Shtator, ne mund të kemi gati vaksinën për rastet urgjente”, ka deklaruar drejtori i CDC, Gao Fu.

Gazetari Edison Myrteza nga Kina në një lidhje skype, në emisionin ’Repolitix’ tha se janë duke u testuar dy nga tre vaksinat e prodhuar në Kinë deri në këto momente.

’’3 vaksina janë prodhuar nga qeveria kineze dhe nga virologët, por vetëm 2 vaksina po testohen klinikisht për momentin, sepse ka përfunduar hapi i parë i cili ka të bëjë me prodhimin e vaksinës. Ndërkohë, që jemi në hapin e dytë në testimin e këtyre vaksinave. Vaksina e tretë është e paaktivizuar është lënë pak mënjanë, sepse mendohet të hidhet në shtator nëse do të ketë një valë tjetër të infektimit me koronavirus. Mendohet që ndoshta në kohën e vjeshtës, kur fillon të freskohet pak mund të kemi një valë tjetër. Pra ky është një plan i dytë nga qeveria kineze dhe nga virologët dhe mendohet që kjo vaksinë do të përdoret për ato të infektuar që do të jenë në një stad të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat