Afrika, vitin e kaluar ka luftuar me 105 epidemi të ndryshme

Bota

Afrika, vitin e kaluar ka luftuar me 105 epidemi të ndryshme

Më: 30 prill 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Drejtori i politikave shëndetësore dhe diplomacisë pranë Qendrës afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), Benjamin Djoudalbaye deklaroi se ky kontinent ka qenë i përgatitur për COVID-19 duke marrë parasysh se vetëm vitin e kaluar kanë pasur 105 epidemi të ndryshme, transmeton Anadolu Agency.

Ai tha se vendet afrikane kanë përvoja në ndjekjen e sëmundjeve dhe mekanizma të monitorimit të shpejtë.

Duke përmendur se në kontinent ka më pak raste të infektimit me coronavirus se në rajonet tjera, Djoudalbaye tha se në Afrikë vitin e kaluar kanë qenë 105 epidemi, përfshirë edhe ebolën.

Ai konsideron se e kanë parë efektin e karantinës dhe orës policore, por se nuk kanë parashikime mbi atë se si virusi do të përhapet në javën e ardhshme.

Djoudalbaye tha se numri i rasteve në kontinent është rritur me 37 për qind gjatë shtatë ditëve të fundit dhe tani arrin në 36,800.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat