Australi, sulm me thikë në një qendër tregtare, policia vret autorin

Bota

Australi, sulm me thikë në një qendër tregtare, policia vret autorin

Më: 1 maj 2020 Në ora: 08:09
Policia

Policia në Australinë Perëndimore ka qëlluar për vdekje një person pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në rajonin Pilbara.

Sipas BBC, nga sulmi me thikë raportohet se mbetën të plagosur disa persona, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje më të rëndë.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat lokale se panë një burrë me thikë në dorë, i cili kërcënonte qytetarët, më pas u dëgjuan edhe ulërima.

Policia tha që nuk kishte ndonjë kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike.

Autoritetet janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat