​Amerika thotë se ka shumë prova që tregojnë se koronavirusi ka rrjedhë nga laboratori

Bota

​Amerika thotë se ka shumë prova që tregojnë se koronavirusi ka rrjedhë nga laboratori

Më: 3 maj 2020 Në ora: 19:42
Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi sot se ka shumë prova që koronavirusi të ketë origjinën nga një laborator në Wuhan dhe jo nga tregjet aty pranë.

"Ka prova të mjaftueshme që koronavirusi filloi atje. Ne kemi thënë që nga fillimi se virusi kishte origjinën në Wuhan," tha Pompeo për televizionin ABC.

Sidoqoftë, ai nuk tha drejtpërdrejt nëse mendonte se virusi ishte lëshuar qëllimisht.

Pompeo shtoi se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në qëndrimin e inteligjencës amerikane që koronavirusi nuk ishte krijuar nga njerëzit dhe se virusi nuk ishte modifikuar gjenetikisht.

Ai tha se pala kineze nuk lejon qasje në informacione me rëndësi dhe se kjo nuk është hera e parë që bota është ekspozuar ndaj viruseve për shkak të asaj që ai e përshkroi si "dështime në funksionimin e laboratorëve kinezë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat