Pompeo: Ka fakte me rëndësi se virusi ka dal nga laboratori në Vuhan

Bota

Pompeo: Ka fakte me rëndësi se virusi ka dal nga laboratori në Vuhan

Nga: Fatmir Beka Më: 4 maj 2020 Në ora: 06:24
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ka deklaruar se ka shenja „ të mëdha “ se virusi i ri Corona ka dal nga laboratori në qytetin kinez Vuhan ku ka nis përhapja e infektimit, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Mund të ju them se ka një sasi të konsiderueshme të provave se kjo ka ardhur nga ai laborator në Vuhan” ka thënë Pompeo në një emision në televizionin amerikan ABC.

Në pyetjen nëse mendon se virusi është lëshuar apo ka rrjedhë nga ai laborator, Pompeo ka theksuar se nuk mund të përgjigjet sepse Partia komuniste Kineze ka refuzuar të bashkëpunoj me ekspertët shëndetësor botëror “.

Shtëpia e Bardhë në javën që shkoi iu ka urdhëruar shërbimeve informative amerikane që të hetojnë nëse Kina në fillim ka fshehur informatat për virusin e ri Corona transmeton portali ABC.

„Kina është sjell sikur që bëjnë regjimet autoritare duke tentuar që të mbuloj, të fsheh dhe hutoj” tha Pompeo.

Ai megjithatë ka nënvizuar se beson që virusi nuk është produkt njerëzor apo gjenetik i modifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat