Sulm terrorist në Siri, vdesin 9 policë

Bota

Sulm terrorist në Siri, vdesin 9 policë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Disa persona ende të paidentifikuar rrëmbyen dhe vranë 9 oficerë policie këtë të hënë në Sirinë jugore.

Ngjarja ndodhi në një institucion qeveritar në provincën e Daraas. Atentatorët hynë brenda godinës dhe morën me forcë 9 oficerë policie nën kërcënimin e armës.

Më pas ato i qëlluan dhe i lanë trupat e tyre në vendgjarje nga ku u larguan.

Mediat vendase shkruajnë se ky është një akt terrorist, dhe se sulme të tilla janë bërë të zakonshme në këtë provincë.

Rebelët shpeshherë ndërmarrin sulme kundrejt nënpunësve shtetëror dhe ndaj atyre që ata i konsiderojnë si tradhëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat