Izraeli bën hapin e madh, zbulon antitrupin që lufton koronavirusin

Bota

Izraeli bën hapin e madh, zbulon antitrupin që lufton koronavirusin

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennet, ka deklaruar se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.

Sipas ministrit izraelit, injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit.

“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.

Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.

Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat