A ishte izolimi humbje kohe? Shkencëtarët: Nuk rezulton të ketë pasur shumë efekt në …

Bota

A ishte izolimi humbje kohe? Shkencëtarët: Nuk rezulton të ketë pasur shumë efekt në …

Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Masat drakoniane për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore kanë pasur pak efekt në luftën kundër koronavirusit në Europë, sipas një studimi të Universitetit të Anglisë Lindore.

Hartuesit e tij zbuluan se mbyllja e shkollave dhe ndalimi i grumbullimeve pati rëndësinë më të madhe në frenimin e shpërthimit të sëmundjes në mbarë kontinentin. Pozitivisht ndikoi sipas tyre dhe fakti që u mbyllën disa aktiviteti jo kyçe biznesi sidomos në sektorin e shërbimit. Por pasi verifikuan masat e marra në 30 vende europiane, ekspertet evidentuan si me efikase mbylljen e shpejtë te shkollave, ndërsa izolimi në shtëpi, si për çudi, nuk rezulton aq me ndikim sa mendohej.

Për çdo rast, duhen pritur hulumtime të mëtejshme për të dalë në përfundime të qarta. Disa shkencëtarë të tjerë të lartë britanikë pretendojnë se kriza e Covid-19 në vend e pati pikun dhe e nisi rënien që përpara se të fillonte izolimi, ndërsa hulumtuesi suedez, Dr Johan Giesecke, vendi i të cilit i rezistoi thirrjeve për karantinë të plotë, vazhdon t`i mëshojë idesë se epidemia është e pafrenueshme dhe se herët e avionë, të gjithë do të ekspozohen ndaj koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat