Përdhunuesi i më shumë se 20 grave kërkon lirim nga burgu prej koronavirusit

Bota

Përdhunuesi i më shumë se 20 grave kërkon lirim nga burgu prej koronavirusit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 23:34
Phillip Pizzo, 70 vjeç

Një përdhunues serial që ka pranuar sulmet ndaj të paktën 20 grave, po bën apel për t’u liruar nga burgu prej epidemisë së koronavirusit.

Phillip Pizzo, 70 vjeç, po kryen 11 dënime të përjetshme në burgun e Norfolk në Massachusetts, SHBA për një seri përdhunimesh e pengmarrjesh të dhunshme gjatë viteve 1980-të.

Ai është burgosur për sulmet ndaj shtatë grave por më pas ka pranuar se ka sulmuar rreth 20, thonë oficerët që ndjekin çështjen e tij.

Pizzo, i njohur ndryshe si përdhunuesi i qendrave tregtare, ndiqte me dinakëri gratë në qendrat tregtare për të arritur qëllimet e tij. Ai ka kërkur së fundmi të marrë lirinë me kusht dhe pret dëgjesën më 25 qershor.

Prokurorët thonë se Pizzo nisi serinë e krimeve të dhunshme në verën e 1983 kur ishte 31 vjeç, teksa shkonte në parkinget e qendrave tregtare dhe priste për gratë që ktheheshin në makinat e tyre.

Sapo ato hynin brenda, Pizzo i afrohej i maskuar dhe i armatosur me thikë, i lidhte në sediljen e pasagjerit dhe i çonte në shtëpi. Aty i detyronte të pinin alkool, para se të niste sulmin seksual.

Pizzo thotë se i detyronte viktimat e tij të bënin dush ose të hynin në pishinë për të hequr gjurmët, para se t’i linte përsëri në qendrat tregtare ku i merrte peng, nganjëherë duke i lënë gati të zhveshura.

Ai gjithashtu grabiste viktimat e tij, edhe pse autoritetet thonin se kishte prejardhje të pasur.

Për krimet e tij të urrejtjes ndaj grave, Pizzo fillimisht fajësonte të ëmën që nuk e kishte mbrojtur nga abuzimet e të atit, por fajësonte gjithashtu edhe një të dashur që ishte ndarë prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat