Shifra të frikshme! Shkon në mbi 4 milion numri i rasteve me Covid-19

Bota

Shifra të frikshme! Shkon në mbi 4 milion numri i rasteve me Covid-19

Më: 9 maj 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 14 mijë e 436. Numri i të vdekurve ka shkuar në 276 mijë e 251 persona.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur. Numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar në 1 milion e 387 mijë e 230. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 322 mijë e 163 të infektuar dhe 78 mijë e 616 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 260 mijë e 117 raste dhe 26 mijë e 299 të vdekur. Italia renditet e treta me 217 mijë e 185 raste në total dhe 30 mijë e 201 të vdekur. Pas Italisë renditet Mbretëria e Bashkuar me 211 mijë e 364 raste dhe 31 mijë e 241 raste.

Rusia renditet në vendin e pestë me 187 mijë e 859 raste në total por ka një numër të ulët të vdekjeve me 1 mijë e 723 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176 mijë e 079 raste dhe 26 mijë e 230 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat