OBSh-ja e përkrah infektimin e njerëzve të shëndoshë me Covid-19 për zbulim të vaksinës

Bota

OBSh-ja e përkrah infektimin e njerëzve të shëndoshë me Covid-19 për zbulim të vaksinës

Më: 9 maj 2020 Në ora: 14:06
OBSh

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë përkrahje hulumtimit shkencor përmes infektimit të njerëzve të shëndoshë me koronavirus me qëllim të përshpejtimit të zbulimit të një vaksine.

Zyrtarët e lartë të kësaj organizate pretendojnë se kjo qasje do ta shpejtonte shumë zhvillimin e vaksinës, gjë që, sipas tyre, e justifikon në aspektin etik infektimin e personave të shëndoshë.

OBSh-ja i ka caktuar tetë kritere për zhvillimin e testimeve dhe hulumtimeve, përfshirë moshën e personave që marrin pjesë, që është nga 18 deri në 30-vjeçare, shkruan “Daily Mail”.

Ky lloj testimi përdoret zakonisht nga shkencëtarët me qëllim të zhvillimit të vaksinave dhe në të kaluarën është praktikuar gjatë kërkimit të ilaçeve kundër malaries, tifos dhe gripit.

Megjithatë, ndryshe nga sëmundjet e tjera, koronavirusi ende nuk e ka një trajtim të vërtetuar efektiv, prandaj nuk ka mundësi që pjesëmarrësit të mbrohen nga përkeqësimi i mundshëm i shëndetit.

Vaksinat zakonisht testohen në dy grupe të njerëzve, të cilat përbëhen nga personat e infektuar me sëmundjen e caktuar. Vetëm personave të njërit grup u jepet vaksina, ndërsa grupi tjetër përdoret vetëm për kontroll.

Përpos që dozat e dhëna duhet të jenë të sigurta për shëndetin, sipas udhëzimeve të OBSh-së, ato duhet të jenë edhe në sasi të duhur, gjë që mund të përcaktohet vështirë, sepse jo të gjithë e kanë të njëjtin mendim për këtë aspekt.

Sidoqoftë, profesori Nir Eyal nga Qendra për Bio-etikë në Unviersitetin “Rutgers” në ShBA tha se OBSh-ja nuk thotë se ky lloj testimi është i ndaluar dhe se përfitimi që do të vinte nga zbulimi i vaksinës për miliona pacientë është shumë më i madh sesa rreziku i vogël që mund t’i paraqitet një vullnetari që merr pjesë në këtë hulumtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat