​Rusët hakojnë e-mailin e kancelares Merkel

Bota

​Rusët hakojnë e-mailin e kancelares Merkel

Më: 10 maj 2020 Në ora: 18:10
Angela Merkel

Posta elektronike e kancelares gjermane Angela Merkel duket se ishte marrë përsipër nga një haker rus në vitin 2015.

Gazeta gjermane Der Spiegel shkruan se kompjuterët në zyrën e Merkel në Bundestag janë sulmuar në internet dhe janë kopjuar postat elektronike.

Hakeri Dimitri Sergeyevich Badin, i cili përdor emrin kodues "Scaramouche", raportohet se sulmoi sistemin kompjuterik të Bundestag dhe kopjoi 16 gigabajt dokumente nga zyra e Merkel.

Korrespodencat midis 2012 dhe 2015 u regjistruan në emailet e sekuestruara.

Hakeri 30-vjeçar rus ka sulmuar edhe institucione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe ndodhet në listën e personave të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat