Së paku 20 të vrarë nga sulmet në disa fshatra të Nigerit - Bota Sot
Së paku 20 të vrarë nga sulmet në disa fshatra të Nigerit

Bota

Së paku 20 të vrarë nga sulmet në disa fshatra të Nigerit

Më: 11 maj 2020 Në ora: 12:28
Nigeri

Të paktën 20 persona janë vrarë nga persona të armatosur në disa fshatra të Nigerit në Afrikë.

Tidjani Ibrahim Katiella, guvernator i rajonit Tillaberi, tha se sulmuesit kishin shkuar në fshatra përmes motoçikletave, shkruan “BBC”.

Raportohet se grupi i paidentifikuar i plaçkiti dyqanet, i vodhi gjedhet e fshatarëve dhe i detyroi banorët që të shpërngulen.

Që nga viti 2017, në rajonin Tillaberi, në kufi me Malin, Burkina Fason dhe Beninin, është në fuqi gjendja emergjente.

Nigeri, Mali dhe Burkina Faso janë duke u përballur me kryengritje të xhihadistëve. Disa grupe të militantëve besohet se qarkullojnë në këtë trekëndësh gjeografik.

Ndryshe, tre paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm në veri të Malit të dielën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat