Arrestohet udhëheqësi rajonal i Shtetit Islamik në Afganistan

Bota

Arrestohet udhëheqësi rajonal i Shtetit Islamik në Afganistan

Më: 11 maj 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Forcat afgane të sigurisë kanë arrestuar tre anëtarë të lartë të Shtetit Islamik të Azisë së Jugut, përfshirë edhe udhëheqësin rajonal të këtij grupi.

Abu Omar Khorasani është arrestuar në Kabul së bashku me shefin e spiunazhit dhe zyrtarin për marrëdhënie me publikun, shkruan Reuters.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Afganistanit përmes një deklarate për media.

Kujtojmë se Shteti Islamik i Azisë së Jugut operon me një prezencë të vogël në Afganistan – kryesisht në veri të vendit. Megjithatë, ky grup ka zhvilluar sulme të profileve të larta në kryeqytet dhe në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat