Putin njofton lehtësimin e masave shtrënguese në Rusi

Bota

Putin njofton lehtësimin e masave shtrënguese në Rusi

Më: 12 maj 2020 Në ora: 00:28
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia mund të nisë me lehtësimin e masave shtrënguese edhe pse tashmë vendi është kthyer në “vatrën më të nxehtë” të koronavirusit në Evropë.

Të hënën vendi regjistroi 11,656 raste të reja me koronavirus ndërsa për më shumë se një javë numri i të infektuarve nuk bie nën 10,000.

Por, pavarësisht këtyre shifrave rekord, lideri rus ka njoftuar se nga e marta mund të nisin lehtësimet.

Putin tha se udhëheqësit rajonalë në të gjithë Rusinë do të vendosnin se sa shpejt do t’i hiqnin masat në territorin e tyre, në një kohë kur numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 221,344.

Lideri rus tha sot gjatë një konference me qeveritarët:

“Nga 12 maji, periudha uniforme e ditëve jo të punës për të gjithë vendin dhe për të gjithë sektorët e ekonomisë po përfundon. Por lufta me epideminë nuk po merr fund. Është akoma e rrezikshme, madje edhe në rajone ku situata është relativisht e favorshme. Udhëheqësit rajonalë, të udhëhequr nga analiza e situatës dhe nga pikëpamja e mjekëve kryesorë, do të vendosin për llojin e kufizimeve dhe se si dhe në çfarë rendi ato mund të lehtësohen ose vazhdojnë gradualisht..”

Rusia është bërë tashmë vendi i katërt në botë më i prekur nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat