Publikohet video, momenti kur një raketë iraniane godet anijen ushtarake

Bota

Publikohet video, momenti kur një raketë iraniane godet anijen ushtarake

Më: 12 maj 2020 Në ora: 08:41
Pamje nga video

Mediat lokale kanë publikuar videon e parë të një anije iraniane e cila u shkatërrua aksidentalisht gjatë një stërvitjeje ushtarake pranë ngushticës së Hormuzit.

Incidenti fatal ndodhi të dielën pasdite, ku dy anije iraniane shkëmbyen gabimisht zjarr mes tyre gjatë një manovre ushtarake duke lënë të vrarë 19 vetë dhe plagosur 15 të tjerë.

Videoja e shkurtër që u publikua nga mediat iraniane, tregon një anije të dëmtuar rëndë me re të mëdha tymi që dalin nga sipërfaqja e saj.

Incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit gjatë testimit të një sistemi të ri anti-anije.Mësohet se ngjarja ndodhi gjatë një manovre ushtarake.

Forcat e armatosura iraniane zhvillojnë rregullisht manovra në këtë kalim strategjik. “Anija mbështetëse Konarak u qëllua me raketë nga të dielën pasdite gjatë një manovre ushtarake”, raportoi televizioni shtetëror.

“Anija u qëllua pasi kaloi shumë pranë objektivit dhe për shkak të mosrespektimit të distancës,” thuhet më tej në një komunikatë.

Incidenti vjen në një rajon dhe në një kohë mjaft të tensionuar midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Tensionet rifilluan kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nga marrëveshja historike midis Iranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione ndaj Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat