AFP: Me kërkesë të kryeministrit palestinez, Izraeli i jep "armikut shekullor" 200 milionë €

Bota

AFP: Me kërkesë të kryeministrit palestinez, Izraeli i jep "armikut shekullor" 200 milionë €

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Ministria Palestineze e Financave, duke falënderuar ka njoftuar se ju ka dhënë një kredi nga Izraeli prej 220 milionë frangave për të mbështetur ekonominë e vendit përballë krizës Covid-19.  Pagesa do të shpërndahet gjatë katër muajve nga fillimi i qershorit për të kompensuar humbjet financiare palestineze të shkaktuara nga pandemia. Popullata palestineze përshëndet qeverinë, meqë është në pyetje shëndeti i qytetarëve, njofton gazeta "Bota sot" duke ju referuar agjencise franceze AFP.

Izraeli do të transferojë 800 milionë sikla (rreth 220 milion franga) tek Autoriteti Palestinez për të kompensuar humbjen e të ardhurave të saj të shkaktuara nga kriza e re koronavirus, tha një zyrtar izraelit të hënën.
Sipas zyrtarit izraelit, ministria palestineze e financave aplikoi për kredinë muajin e kaluar dhe ajo u miratua më pas nga shërbimet e sigurisë izraelite. Pagesa e shumës do të shpërndahet gjatë katër muajve nga fillimi i qershorit në mënyrë që të mbështesë ekonominë palestineze, tha zyrtari për AFP, në kushte anonimiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat