Vrasja zbardhet pas 32 vjetësh, autori e hodhi nga shkëmbi pasi urrente homoseksualët

Bota

Vrasja zbardhet pas 32 vjetësh, autori e hodhi nga shkëmbi pasi urrente homoseksualët

Më: 13 maj 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Pas 32 vjetësh zbulohet vrasja e një matematikani amerikan që vdiq nga rënia prej një shkëmbi në Australi. Por në fakt nuk është një ngjarje aksidentale, por një vrasje e pastër.

I riu amerikan u vra nga një burrë, që kishte një urrejtje patologjike ndaj homoseksualëve. Policia australiane e Neë South Ëales tha se një 49-vjeçar, të cilin ata nuk e identifikuarn është akuzuar për vrasjen e vjeçarit Scott Johnson në 1988.

Ata thanë se kishin kryer arrestimin në Sydney dhe i dyshuari del nesër në gjyq. Tre hetime janë kryer mbi vdekjen e Johnson, i cili ra nga një shkëmb bregdetar në Manly, më 10 dhjetor 1988.

Në hetimin e parë vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, ndërsa në të dytin konkluzioni nuk u përcaktua përfundimisht. Në hetimin e tretë të kryer në 2017, u vendos se Johnson ra për vdekje si rezultat i dhunës nga një sulmues i paidentifikuar që e kishte konceptuar si homoseksual.

Një shpërblim prej 1 milion dollarë u caktua për dhënien e informacioneve mbi ngjarjen në 2018 dhe familja e Johnson është zotuar ta paguajë këtë shumë edhe muajin e kaluar. Komisioneri i policisë Mick Fuller tha se ka qenë në kontakt me vëllanë e Johnson, Steve.

“E informova atë për arrestimin, pasi Steve ka luftuar shumë gjithë këto vjet”, tha ai. Steve Johnson tha në një deklaratë se vdekja e vëllait të tij simbolizon jetët e humbura nga dhuna homofobe.

“Ai jetoi jetën me guxim ashtu siç dëshironte. Shpresoj që kjo të sjellë ngushëllim dhe për familjet e njerëzve të tjerë homoseksualë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë gjetur drejtësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat