Arabia Saudite izolohet plotësisht gjatë Bajramit për shkak të Covid-19

Bota

Arabia Saudite izolohet plotësisht gjatë Bajramit për shkak të Covid-19

Më: 14 maj 2020 Në ora: 06:48
Ilustrim

Arabia Saudite njoftoi se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ministria e Brendshme tha se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fitër-Bajrami, deri në 27 maj, kur edhe përfundon.

Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.“Deri në 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, sqarohet në njoftim.

Arabia Saudite ka raportuar për afro 43,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 264 viktima.Në muajin mars, autoritetet atje anulluan pelegrinazhin Umrah, nga frika e përhapjes së koronavirusit në vendet e shenjta islame.

Ato nuk kanë marrë ende vendim për pelegrinazhin e Haxhit, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut.Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota udhëtuaan drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në Haxh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat