Vdekje misterioze në vendin më të varfër të Afrikës, nuk po mund ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për coronavirusin - Bota Sot
Vdekje misterioze në vendin më të varfër të Afrikës, nuk po mund ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për coronavirusin

Bota

Vdekje misterioze në vendin më të varfër të Afrikës, nuk po mund ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për coronavirusin

Më: 14 maj 2020 Në ora: 23:59
Foto

Ekspertët shëndetësorë në Nigeri kanë qenë të brengosur për rritjen e vdekjeve nga diabeti, hipertensioni apo malaria, por tani besojnë se coronavirusit mund të jetë vrasësi i tyre i parë.

Rritja e shpejtë e vdekjeve kryesisht të pashpjegueshme në veri të Nigerisë kanë ndjellë frikë nga përhapja e madhe e COVID-19, në një nga rajonet më të varfra në botë.

Në muajt e fundit, Kano qyteti më i populluar në veri të Nigerisë me afro 10 milionë banorë, ka shënuar 100 raste të vdekjeve, në veçanti tek personat më të moshuar.

Kano gjatë kësaj jave ka regjistruar 666 raste të reja të infeksionit me COVID-19 dhe 32 tjerë që kanë humbur jetë, dhe me plotë arsye po konsiderohet si vatrat e dytë më e madhe në Nigeri, pas kryeqytetit Lagos që gjendet në jug të vendit.

Por në këtë qytet të mbipopulluar në të cilin jetojnë kryesisht qytetarët të besimit Islam, të afërmit që e personave që humbin jetën i varrosin vetëm disa orë pas vdekjes, pa pasur mundësi të kryhen obduksione.

Për këtë autoritetet detyrohen të kryejnë një lloj “obduksioni verbal”, ku familjarët pyeten për simptomat para se më të dashurit e tyre të vdesin.

Ibrahim Musa, mjek në këtë rajon thotë se kur “Kano tështin, i tërë veriu i vendit preket nga gripi”.

“Nuk mund ta mohojmë faktin që COVID-19 po e shkatërron Kanon dhe rajonin, por edhe epidemitë tjera që i paraprinë kësaj pandemie duke krijuar komplikime shtesë në menaxhimin e kësaj krize”, shtoi Musa.

Qendrat ku po trajtohen vdekjet misterioze tani po shumohen në qytetet si Jigawa, Iboe dhe së fundmi në qytetin Azare, kurse në Bauchi është dërguar një ekip epidemiologësh pas vdekjes së 110 personave.

Mijëra fëmijë që ishin nëpër rrugë janë rikthyer në fshatrat e tyre në fillim të krizës, duke u rritur frika se mund të vie deri te përhapja e coronavirusit në të gjitha qytetet tjera të këtij vendi.

Kujtojmë që deri më tani janë regjistruar më shumë se 4.37 milionë njerëz të infektuar me coronavirus në mbarë botën, kurse 295.923 tjerë kanë humbur jetën.

Raste me të infektuar janë regjistruar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur për herë të parë u shfaq COVID-19 në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat