Më shumë se 4 milionë e 491 mijë të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 1 milion e 571 mijë të shëruar

Bota

Më shumë se 4 milionë e 491 mijë të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 1 milion e 571 mijë të shëruar

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:15
Foto Ilustrim

Më shumë se 4 491 730 raste infektimi dhe 304 619 të vdekur janë regjistruar sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 571 100 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 981 vdekje të reja dhe 96 039 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 759 Brazili me 844 dhe Britania e Madhe me 384.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 933 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 209 të shëruar. 4 raste të reja infektimi u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 429 990 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 86 744 vdekje dhe 246 414 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 33 998 vdekje për 236 711 raste, Italia me 31 610 vdekje për 223 885 raste Franca me 27 529 vdekje për 178 870 raste dhe Spanja me 27 459 të vdekur për 230 183 raste.

Europa – 1 848 598 raste (164 137 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 504 523 raste (92 386 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 454 107 raste (25 690 viktima).

Azia – 336 428 raste (11 696 viktima).

Lindja e Mesme – 262 778 raste (7 983 viktima).

Afrika – 76 941 raste (2 601 viktima).

Oqeania – 8 363 raste (126 viktima).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat