Coronavirusi: Këto janë shtetet më të sigurta në Europë

Bota

Coronavirusi: Këto janë shtetet më të sigurta në Europë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga “Deep Knowledge Group”, Gjermania është shteti më i sigurt në Europë kundër koronavirusit, ndërsa në rang botëror renditet e dyta, pas Izraelit.

Nga ana tjetër, Zvicra është renditur e dyta në listë, si shteti më i sigurt në Evropë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket shteteve të botës, ajo renditet në vendin e 11-të.

Ndërkohë Austria është një nga shtetet më të sigurta në Evropë, që sipas Deep Knowledge Group, është renditur e treta, si vendi më e sigurtë në Evropë dhe si vendi i 12-të nga të gjitha shtetet e botës.

Ashtu siç mund të shihet në dy listat e hartuara nga “Deep Knoëledga Group”, Shqipëria nuk figuron në asnjërën prej tyre.

Ndërsa vendi i parë në botë për siguri, kundër koronavirusit, është Izraeli.

Vendet u vlerësuan duke marrë parasysh disa parametra specifikë, siç janë afati kohor i masave kufizuese, sa të rrepta ishin ato, kufizimet e udhëtimit, diagnostikimet, efikasitetin e testimeve dhe sistemet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat