Kriza në kopshtet zoologjike, masat antikovid kufizojnë vizitorët, ulen të ardhurat

Bota

Kriza në kopshtet zoologjike, masat antikovid kufizojnë vizitorët, ulen të ardhurat

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Masat shtrënguese për pandeminë nuk kanë lënë pa pasoja edhe kopshtet zoologjike në botë. Në Indonezi 92 për qind e këtyre institucioneve rrezikojnë të mos i sigurojnë dot ushqime kafshëve të tyre brenda muajit.

Kopshtet zoologjike, njësoj si bizneset e tjera, janë në krizë si pasojë e masave anti-kovid që prej dy muajsh aplikohen në shumicën e vendeve të botës.

Një institucion i tillë në Indonezi po përgatitet për skenarin më të keq, që është sakrifikimi i kafshëve të veta si ushqim për grabitqarët e mëdhenj.

Në kopshtin zoologjik të Bandungut, rreth 30 mijë vizitorë çdo muaj i sigurojnë stafit mbi 80 mijë dollarë në kohët normale.

Për shkak të kufizimit të lëvizjeve nga pandemia, tani mungojnë të ardhurat e tyre, duke u bërë më problematike për mishngrënësit si tigrat dhe leopardët.

Administrata parashikon që nëse deri në korrik nuk përmirësohen kushtet, ata do detyrohen të vrasin me dhjetëra drerë, zogj dhe shpendë të kopshtit.

"Po i ushqejmë me minimalisht. Çdo vakt atyre u nevojitet 10 kg ushqim por ne u sigurojmë vetëm 8. Kështu kanë për t'u dobësuar dhe rreziku është i lartë edhe që të sëmurën," tregon zëdhënësi i kopshtit.

Çdo ditë, institucionit i nevojiten më shumë se 400 kg fruta dhe 120 kilogramë mish për 850 kafshë.

Aktualisht kjo sasi po mbulohet me donacione monetare dhe ushqimore.

"Falë Zotit kafshët janë mirë me shëndetin deri tani. Krokodilët janë shëndoshur, tigrat janë më të shëndetshëm, por luani është i dobët akoma. Me donacionet besoj se do ia dalin mirë."

Në muajin prill shoqata indoneziane e kopshteve zoologjike i ka kërkuar ndihmë financiare autoriteteve.

I gjithë vendi numëron rreth 60 kopshte zoologjike, por sipas shoqatës 92 për qind e tyre nuk do mundin t'i sigurojnë dot ushqim 4.900 kafshëve të tyre deri në fund të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat