Ky shtet zë vendin e dytë në botë me numrin e rasteve me koronavirus

Bota

Ky shtet zë vendin e dytë në botë me numrin e rasteve me koronavirus

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:32
Ilustrim

Me regjistrimin e 20,803 infeksione të reja brenda një dite, Brazili u bë vendi i dytë në botë, më i prekur nga koronavirusi.

Deri më tani, më i prekur është São Paulo, ku jetojnë 46 milionë njerëz që ka regjistruar 76,871 raste dhe 5,773 vdekje, të cilat përfaqësojnë gati 30 për qind të të gjitha vdekjeve në vend.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 672,770 raste të reja infeksioni dhe më shumë se 37 mijë viktima, në të 34 shtetet e Amerikës Latine.

Peruja ka regjistruar 111,698 të infektuar dhe 3,244 viktima, Kili (61,857 dhe 630), Meksikë (59.567 dhe 6,510), Ekuador (35.828 dhe 3.056), Kolumbi (18.330 dhe 652), Republika Dominikane (13.989 dhe 456), Panama (10.116 dhe 291), Argjentinë (10.649 dhe 433) dhe Bolivi (5.187 dhe 215).

Shtetet e Bashkuara prijnë me më së shumti të infektuar me voronavirus, numri i të cilëve ka arritur në 1.64 milion, derisa Rusia është e dyta me mbi 330 mijë të infektuar.

Bazuar në të dhënat e Worldometers, numri i përgjithshëm i përsonave të sëmurë me koronavirus në mbarë boten, arrin në 5,523,639.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat