STUDIMI/ Coronavirusi do të na “ndajë” deri në 2025

Bota

STUDIMI/ Coronavirusi do të na “ndajë” deri në 2025

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:12
Koronavirusi

Masat për distancimin social për shkak të Covid-19 mund të zgjasin deri në vitin 2020 dhe se virusi mund të rikthehet deri në vitin 2025, thuhet në një studim të kryer nga Universiteti i Harvardit.

Kjo për shkak të frikës së rikthimit të një vale të dytë dhe mungesës së një vaksine për të trajtuar virusin Covid-19.

Sipas imunologut Stephen Kissler, duke iu referuar një modeli matematikor për të llogaritur dinamikën e infektimit gjatë 5 viteve të ardhshme, mundësia e rikthimit të infeksionit pas heqjes së kufizimeve dhe pas periudhës së verës, është shumë e lartë.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë vjeshtës mund të ketë një shpërthim të valës së re të infeksioneve, kur transmetimi është më i madh, dhe se për shkak se virusi është përhapur gjerësisht në mbarë botën, është më pak e mundur që ky lloj të mund të zhduket ashtu sikurse SARS.
Gjithashtu, më studim thuhet se Covid 19 mund të rikthehet sërish në fund të vitit 2014 dhe nëse nuk do të arrihet që të shpiket një vaksinë efektive, distancimi social mund të rivendoset sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat