"Duhen dy persona pozitiv me Covid 19 që të më infektojnë mua", deklarata e këshilltarit bën 'zhurmë' në internet - Bota Sot
"Duhen dy persona pozitiv me Covid 19 që të më infektojnë mua", deklarata e këshilltarit bën 'zhurmë' në internet

Bota

"Duhen dy persona pozitiv me Covid 19 që të më infektojnë mua", deklarata e këshilltarit bën 'zhurmë' në internet

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:42
Giulio Gallera

Indeksi i ngjitjes së një virusi, bakterie ose paraziti shënohet me inicialet R0. Nëse kjo është e barabartë me 1, kjo do të thotë se çdo person i infektuar mund të infektojë vetëm një person, nëse është më pak se 1, do të thotë se mund të infektojë më pak se një individ.

Giulio Gallera, këshilltar për mirëqenien i rajonit të Lombardisë ka një tjetër mendim.

Ai thotë se nëse indeksi i ngjitjes së virusi është në vlerën më të vogël se 1, konkretisht 0.51, atëherë duhen dy persona të infektuar në të njëjtën kohë që të infektojnë një tjetër.

" 0.51 çfarë do të thotë? - thotë Gallera në njërën nga konferencat për shtyp të transmetuara nga faqja e lajmeve të rajonit të Lombardisë.

 "Do të thotë që për të më infektuar mua duhet të gjesh dy persona të infektuar në të njëjtën kohë, sepse është 0.50. Nuk është aq e lehtë të gjesh dy njerëz të infektuar në të njëjtën kohë për të më infektuar ".

Deklarata e tij shkaktoi një valë reagimesh në mediat sociale dhe komentet nuk ishin fort dashamirëse ndaj këshilltarit.

Në një reagim të mëvonshëm Gallera thotë se nuk kishte asgjë të gabuar në atë që ai tha.

Ai shton se përmes këtij shembulli ai tentoi ta thjeshtëzojë çështjen për publikun në mënyrë që ata të kuptojnë se virusi po ngadalësohet.

 "Nuk ka keqkuptim, unë e kam për detyrë të përpiqem të thjeshtoj konceptet shkencore"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat