Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë, akuzohet për korrupsion

Bota

Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë, akuzohet për korrupsion

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:42
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë. Ai është paraqitur vetë në gjykatë, këtë të dielë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është paraqitur vetë këtë të dielë në gjykatë për tu përballur me akuzat për korrupsion.

Nisja e gjykimit ndaj tij vjen tre jave pas betimit si kryeminister I Izraelit ne manadatin e peste.

Kryeministri izraelit po akuzohet për vepren penale te korrupsionit, shperdorim te detyres, marrje rryshfetesh dhe dhuratash nga biznesmenë të pasur, si dhe favore për të patur nje paraqitje te mire mediatike.

Por, pavaresisht akuzave qe rendojne mbi kryeministrin duket se ai gezon mbeshtetjen e qytetareve izraelitë.

"Eshtë një situatë shumë fatkeqe. Nga njëra ane une e besoj se ai është fajtor nga akuzat qe rendojne mbi te .Por unë nuk besoj se ka ndonjë udhëheqës tjetër në këtë vend që mund të bëjë punën që ai bën . Ndonjëherë, për hir të vendit dhe për hir të historisë, duhet të anashkalojmë disa gjëra. Nuk them qe ai duhet te dale i pafajshem sepse ka bere gjera te gabuara por nevoja për një udhëheqës si ky eshte e domosdoshme dhe qeverisja e tuj ka qene aq e shkëlqyeshme sa mendoj se kemi nevojë që ai të mbetet në te njejtin post".

"Mendoj se fakti qe po gjykohet kryeministri i vendit eshte nje problematike shume e madhe dhe ai duhet ta marre shume seriozisht gjithe kete .Por unë gjithashtu besoj se Netanyahu do të dijë se si ti beje balle gjithe kesaj , ai e ka dëshmuar veten deri tani dhe unë mendoj se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë ".

Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar te niste qe prej 17 marsit por per shkak te pandemise se koronavirusit procesi u shty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat