Stuhia e fuqishme godet Australinë, erërat me shpejtësi prej 130 km/h shkulin drunjtë

Bota

Stuhia e fuqishme godet Australinë, erërat me shpejtësi prej 130 km/h shkulin drunjtë

Më: 25 maj 2020 Në ora: 13:07
Australia

Dhjetëra mijëra shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, kurse ndërtesat janë dëmtuar, e drunjtë janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta që e kanë goditur sot Australinë për të dytën ditë me radhë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zyrtarë për shërbime emergjente dhe të zjarrfikësve në Australinë Perëndimore, John Brumhole, ka deklaruar se stuhi të tilla ndodhin një herë në dhjetë vjet.

Stuhia ka goditur në një rreze prej 1.200 kilometrave në drejtim të bregut perëndimor të Australisë, duke përfshirë edhe Perth, ku erërat frynin me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Madje sipas shefi të zyrës së meteorologjisë, Neil Benett, erërat në zona të caktuara kanë arritur shpejtësinë prej 130 kilometra në orë, që është shpejtësia më e madhe e regjistruar që nga viti 2005.

Rreth 65 mijë shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, e pas intervenimit të ekipeve kompetente gjendja me furnizim është përmirësuar, raportohet se 24 mijë shtëpi tjera vazhdojnë të jenë në terr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat