E pabesueshme! Në vend të testeve të dhimbshme të gjakut, shpiket metoda e re: Përmes një fotoje!

Bota

E pabesueshme! Në vend të testeve të dhimbshme të gjakut, shpiket metoda e re: Përmes një fotoje!

Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:17
Ilustrim

Kush e kishte menduar se në vend të testeve të dhimbshme të gjakut, shkencëtarët do të shpikin metodën e re vetëm përmes një fotoje.

Kjo mënyrë vlerëson nivelin e hemoglobinës në gjak përmes një fotoje të syve. Kryerja e testimit pa marrë gjak, zvogëlon nevojën për të qenë prezent në një laboratur dhe monitorimi i pacientëve bëhet lehtësisht në distancë.

Udhëheqësi i studimit, profesori Young Kim, nga Universiteti Purdue, u shpreh:

“Qasja jonë e re lejon testimin e hemoglobinës duke ruajtur distancën me pacientët. Kjo metodë zbulon aneminë, dëmtimin akut të veshkave dhe hemorogjive, vlerëson çrregullimet e gjakut si është anemia e qelizave drapore. Pandemia e Covid-19 ka rritur në masë të madhe ndërgjegjësimin për nevojën për shërbime të zgjeruara të shëndetit dhe telemjekësisë”.

Profesori Kim dhe kolegët e tij nga Universiteti i Indianapolis, po përdorin programe kompjuterike për të shndërruar një fotografi në një imazh hipersспеektral që mat me besueshmëri nivelet e hemoglobinës pa patur nevojë për ndonjë modifikim ose pajisje shtesë.

Profesori Kim tha:

“Kjo teknologji e re mund të jetë shumë e dobishme për zbulimin e anemisë, e cila karakterizohet nga nivele të ulëta të hemoglobinës në gjak. Ky është një problem i madh i shëndetit publik në vendet në zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat