COVID-19 dhe ideja e dokumenteve dixhitale për imunitetin e individëve

Bota

COVID-19 dhe ideja e dokumenteve dixhitale për imunitetin e individëve

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:36
Ilustrim

Një firmë britanike për verifikimin e dokumenteve të indentiteti u ka propozuar qeverive në mbarë botën, përfshi Shtetet e Bashkuara, idenë e krijimi të një dokumenti dixhital për individët që kanë kaluar virusin COVID-19. Në një farë mënyre, bëhet fjalë për pasaportën e imunitetit, ndërsa qeveritë në mbarë botën po përpiqen të rihapin vendet e tyre. Por Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar kundër masave të tilla, ndërsa aktivistët e privacisë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë lloj teknologjie.

Teknologjia e kompanisë “Onfido” me qendër në Londër përdoret shpesh për të patur qasje në banka përmes internetit apo për të marrë me qira një makinë. Firma po ofron tani teknologjinë e saj për verifikimin nga distanca për një program tjetër, imunitetin ndaj virusit COVID-19. Husayn Kassai është bashkëthemelues i firmës “Onfido”.

“Duhet të përdoren të gjitha mjetet që do të ndihmojnë për kthimin në normalitet. Bërthama është teknologjia, pasi vaksinat dhe çdo gjë tjetër që po zhvillohet është bazuar në kërkime dhe teknologji”.

Teknologjia e verifikimit të identitetit nga kompania “Onfido” funksionon përmes analizimit të kartës së identitetit me foto, pastaj karahasimi me të dhënat biometrike të fytyrës së individit. Kjo teknologji përdoret nga mbi 1,500 kompani në mbarë botën.

Aplikacioni i kërkon përdoruesit që të lëvizë kohën dhe të përsërisë një kombinim të rastësishëm numrash. Kompania thotë se shkalla e gabimit në saktësinë e identifikimit është afro një në një milion.

Kompania thotë se rezultati i testit të një individi që nuk është i infektuar me koronavirus mund të lidhet me të ashtuquajturin ‘identitet dixhital’ i cili mund të shfaqet përmes një kodi për të verifikuar një individ që shkon në zyrë.

“Kur të kërkohet të provoni se jeni imun ndaj virusit, me telefonin tuaj tregoni një kod elektronik të ngjashëm me sistemin që përdoret në Kinë. Faktori thelbësor është se askush nuk do të jetë në gjendje të shohë detajet personale të individit. Ajo që mund të shohin janë rezultatet nëse individi është imun apo jo”, thotë zoti Kassai.

Në Kinë, përdoruesit e telefonve inteligjent mbushin një formë elektronike me të dhënat personale, si identiteti, adresa dhe nëse kanë kollë apo ethe. Pastaj ata marrin një ‘kod shëndetësor’.

Atyre u duhet të shfaqin këtë kod në telefonat e tyre para se të hipin në metro apo të futen në hotel.

Por jo të gjithë pajtohen me këtë lloj teknologjie. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar kundër të ashtuquajturave “pasaporta

imuniteti” apo programeve të ngjashme, duke thënë se “aktualisht nuk ka asnjë provë se njerëzit që e kanë marrë veten nga COVID-19 dhe kanë antitrupa, janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë”.

Por aktivistët për privacinë janë të shqetësuar nga perspektiva e një baze kaq të madhe të dhënash mjekësore të publikut. Silkie Carlo drejon fushatën mbi privacinë “Big Brother Watch”.

“Sikurse pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, po shohim atë lloj reagimi nga paniku për të rishqyrtuar vlerat që kanë qënë të mbrojtura prej kohësh, dhe instalimin e shpejtë të sistemeve të reja të mbikëqyrjes. Po shohim rregulla dhe kufizime të lirisë që me të vërtetë mund të ndryshojnë strukturën e shoqërisë siç e kemi njohur deri tani”.

Kompania “Onfido” thotë se është duke u konsultuar me disa qeveri evropiane lidhur me përdorimin e teknologjisë që ofron. Ajo po punon gjithashtu me një kompani teknologjike për udhëtarët për të ndihmuar që

turistët të verifikojnë identitetin e tyre dhe statusin shënderësor para se të vëndosen në hotele./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat