Koreja e J. regjistron numrin më të madh të rasteve me koronavirus në disa javë

Bota

Koreja e J. regjistron numrin më të madh të rasteve me koronavirus në disa javë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 10:57
Ilustrim

Koreja e Jugut raportoi shtimin më të madh të rasteve të reja me koronavirus, pas shtatë javësh.

Ky vend është konsideruar si model global për frenimin e koronavirusit, me anë të testimeve masive.

Zyrtarët njoftuan për 40 raste të reja të mërkurën – shumica e tyre në një zonë të populluar metropolitane të Seulit.

Ky është numri më i lartë qysh më 8 prill, kur janë raportuar 53 raste të reja.

Pjesa më e madhe e rasteve të fundit, 36 sosh, u regjistruan në deponë e një firme elektronike.

“Dyshohet se rregullat themelore në depo nuk janë zbatuar”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip, duke aluduar në distancimin fizik.

Nëse rregullat nuk zbatohen në vendet e punës, mund të kemi infektime masive, paralajmëroi ai.

Në total, Koreja e Jugut ka konfirmuar 11,265 raste me koronavirus dhe 269 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat