Izraelitët kanë djegur kanabis gjatë ritualeve të tyre fetare, zbulon studimi

Bota

Izraelitët kanë djegur kanabis gjatë ritualeve të tyre fetare, zbulon studimi

Më: 29 maj 2020 Në ora: 22:52
Foto Ilustrim

Izraelitët e lashtë dogjën kanabis si pjesë e ritualeve të tyre fetare, zbulon një studim arkeologjik.

Sipas mediave të huaja, një substancë e ruajtur mirë e gjetur në një tempull 2700-vjeçar në Tel Arad, është identifikuar si kanabis.

Studiuesit arritën në përfundimin se kanabisi mund të jetë djegur si pjesë e ritualeve nga besimtarët.

Bëhet e ditur se kjo është prova e parë e gjetjeve të drogave psikotrope që u përdorën në adhurimin e hershëm hebre, raportojnë mediet izraelite.

Ndërkaq tempulli u zbulua për herë të parë në shkretëtirën Negev, rreth 95 kilometra në jug të Tel Aviv në vitet e 60-ta.

Në studimin e fundit, të botuar në revistën arkeologjike të Universitetit të Tel Aviv, arkeologët thonë se dy altarë gëlqeror ishin groposur brenda faltores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat