Si ia arriti shteti me 97 milionë banorë që të shpëtojë pa asnjë viktimë të coronavirusit

Bota

Si ia arriti shteti me 97 milionë banorë që të shpëtojë pa asnjë viktimë të coronavirusit

Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:08
Vietnam

Kur bota kërkonte në Azi shembuj të suksesshëm për luftimin e koronavirusit, zakonisht përmendeshin Koreja Jugore, Tajvani dhe Hong Kongu.

Megjithatë, është një tregim suksesi që është lënë anash – Vietnami. Shteti me 97 milionë banorë nuk e ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi ndërsa deri më tani i ka vetëm 328 të infektuar, pavarësisht se kufizohet me epiqendrën e përhapjes fillestare – Kinën.

Rezultati bëhet më i çuditshëm kur merret parasysh fakti se Vietnami ka miliona vizitorë kinezë dhe popullsia e tij ka të ardhura të ulëta. Për më tepër, vendi nuk ka sistem shëndetësor të avancuar. Ai i ka vetëm tetë mjekë për 10 mijë banorë.

Pas një izolimi trejavor, Vietnami i largoi masat për distancim fizik në fund të prillit. Bizneset dhe shkollat janë rihapur dhe jeta gradualisht po i kthehet gjendjes normale, shkruan “CNN”.

Skeptikët mund të mendojnë se këta numra janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë, por Guy Thwaites, infektolog që punon në njërin prej spitaleve kryesore për koronavirus në Vietnam, thotë se shifrat përputhen me realitetin në terren.

“Unë shkoj në reparte çdo ditë, i njoh rastet, e di që nuk ka vdekje”, tha Thwaites. “Nëse do të kishte raste të pakontrolluara apo të paraportuara, do t’i shihnim ato në spitale, njerëzit do të vinin me infeksione në gjoks që ndoshta nuk janë diagnostikuar. Kjo kurrë nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat