Rusia sërish dërgon mercenarë nga Siria në Libi

Bota

Rusia sërish dërgon mercenarë nga Siria në Libi

Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Rusia ka dërguar në Libi 150 njerëz që jetojnë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, që gjendet nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit, për të luftuar në radhët e udhëheqësit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, Rusia, e cila mbështet regjimin e Asadit në Siri, vazhdon të forcojë radhët e Haftarit në Siri me mercenarë të rinj nga Siria.

Rusia dërgoi 150 sirianë nga fshatrat Zakia dhe Kisve të Damaskut për të luftuar në Libi për 1000-1500 dollarë në muaj, të cilët janë angazhuar përmes disa personave që bashkëpunojnë me regjimin.

Para se t’u bashkangjiten radhëve të Haftarit, mercenarët janë dërguar në bazën ushtarake ruse Khmeimin në Latakia.

Rusia dhjetë ditë më parë dërgoi në Libi 600 mercenarë nga Homsi i Sirisë, kurse në fillim të majit disa qindra nga zona të ndryshme të Sirisë.

Në radhët e Haftarit në Libi aktualisht luftojnë një numër i madh luftëtarësh të huaj, përfshirë milicë të grupit Janjavid të sjellë nga Sudani dhe rebelë të armatosur nga Çadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat