Ky është momenti i tmerrshëm i një personi që sulmohet nga një vozitës tek një stacion benzine.
Aqeel Ahmed, 24-vjeçar, shënjestroi viktimën e tij pas një konfrontimi në parkun e makinave të një stacioni benzine në Manchester
Ai me veturën e tij VW Touran e godet personin duke e hedhur afër një makine që po furnizohej me benzinë, më pas del nga vetura dhe fillon përsëri ta shqelmoj.
Personi që ishte aty, u mundua që ta ndalonte sulmuesin, por ai e godet përsëri, shkruan Daily Mail. Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë se Ahmedi kërcen jashtë dhe godet në kokën e viktimës së tij tre herë, ndërsa ai qëndronte pa ndjenja në dysheme.
Policia tha se viktima mund të mos i ketë mbijetuar sulmit “të paqëndrueshëm” nëse nuk do të ishte për veprimet e guximshme të automobilistit tjetër dhe gjithashtu anëtarëve të publikut që ngritën shpejt alarmin.
Ahmed, nga Bolton, i cili u takua me viktimën për t’i shitur drogë, u arrestua në vendin e ngjarjes. Viktima u trajtua në spital për një prehje të kokës.