Mbi 2 milionë e 700 mijë njerëz në botë mposhtin koronavirusin

Bota

Mbi 2 milionë e 700 mijë njerëz në botë mposhtin koronavirusin

Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Mbi 2 milionë pacientë në botë janë shëruar nga pandemia e COVID-19.

Sipas World Meters deri tash janë shëruar 2 milionë e 738 mijë e 407 të prekur.

Teksa janë 6 milionë e 161mijë e 851 të infektuar dhe 371 mijë e 23 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve, ku numri i përgjithshëm është 1 milion e 816 mijë e 820 teksa kanë vdekur 105 mijë e 557 persona si dhe janë shëruar 535 mijë e 238 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 499 mijë e 966 të infektuar, 28 mijë e 849 të vdekur dhe janë shëruar 205 mijë e 371 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 396 mijë e 575 të prekur, kanë vdekur 4 mijë e 555 njerëz si dhe janë shëruar 167 mijë e 469 njerëz.

Kujtojmë se rastet e para të këtij infeksioni janë paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Ëuhan të Kinës, teksa deri taani është përhapur në mbi 187 vende të botës. Rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat