Bota kërkon drejtësi për George Floyd; Protesta solidarizimi nga Berlini në Zelandën e Re

Bota

Bota kërkon drejtësi për George Floyd; Protesta solidarizimi nga Berlini në Zelandën e Re

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:33
Foto

Protesta solidarizimi për vrasjen e George Floyd nga policia e SHBA kanë përfshirë sot dhjetra vende nga Polonia e Gjermania deri në Zelandën e Re, në mbështetje të demonstruesve në SHBA që janë përfshirë në reagime të dhunshme masive ndaj policisë.

Mijëra protestues kanë demonstruar para ambasadave të SHBA në Londër, Kopenhagen e Berlin, duke brohoritur një nga shpehjet e fundit të viktimës me ngjyrë të policisë amerikane ‘Nuk marr dot frymë,’ teksa polici i bardhë i mbante gjurin mbi qafë gjatë arrestit në Minneapolis, Minnesota.

Ata kanë sfiduar rregullat e koronavirusit për të protestuar në Dublin, Toronto, në Kardif të Uellsit, në Milano të Italisë. Qirinj u ndezën dje në Krakow të Polonisë e në Mashhad, të Iranit duke dënuar adminsitratën e Donald Trump dhe duke shprehur mbështetjen për organizatorët e protestave, grupin e të drejtave #BlackLivesMatter.

Dje në kampionatin gjerman të futbollit Bundesliga – nga të parët në Evropë që ka rinisur pas pandemisë – futbollistët shfaqën mesazhe mbështetjeje në bluzat e tyre.

Ndërkohë në SHBA ndërtesa e makina janë djegur në dhjetra qytete gjatë shtatë ditëve të fundit për vrasjen e Floyd, vdekja e të cilit u kthye në një simbol të brutalitetit sistematik të policisë së SHBA kundër afro-amerikanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat