Kryeministri i Armenisë dhe familja e tij infektohen me Covid-19

Bota

Kryeministri i Armenisë dhe familja e tij infektohen me Covid-19

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 18:15
Nikol Pashinian

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

"Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive", tha Pashinian gjatë një adresimi të drejtpërdrejtë në Facebook.

Pashinian, 45 vjeç, jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Kryeministri tha se nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Ai është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9,400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat