Borell sulmon ShBA-të: Vdekja e Floydit është pasojë e tejkalimit të kompetencave që ka shokuar evropianët

Bota

Borell sulmon ShBA-të: Vdekja e Floydit është pasojë e tejkalimit të kompetencave që ka shokuar evropianët

Nga: F.B Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:20
Borell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri Zhosep Borel ka deklaruar sot se “Vdekja e Xhorxh Fllojd është pasojë e tejkalimit të kompetencave dhe blloku prej 27 vendeve anëtare të BE-së janë të shokuara edhe tmerruar me këtë”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Borel tha për media se BE është e shokuar me vdekjen e Flojd sikurse edhe e njerëzve në ShBA.

Ai shtoi se policët që janë të obliguar për të zbatuar ligjin dhe rendin “nuk guxojnë të shfrytëzojnë kapacitetet në mënyrën siç kanë bërë me vdekjen tragjike të Xhorxh Flojd”, Pasi kjo është keqpërdorim i fuqisë dhe kjo duhet të dënohet”.

Përfaqësuesi i lartë evropian ka nënvizuar se evropianët “mbështesin të drejtën për protestë por edhe dënojnë dhunën dhe racizmin e çfarëdo lloji dhe ftojnë në qetësimin e tensioneve “.

Borel shprehu bindjen në gatishmërinë e amerikanëve që së bashku të punojnë në “zgjidhjen e shëndoshë” të këtyre çështjeve të rëndësishme në këto kohë të vështira.

Ai shtoi se “ të gjithë jetët janë me rëndësi përfshirë edhe jetët e zeza “.

Zyrtari evropian theksoi se të gjitha shoqëritë “ duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matura kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e forcës” dhe të garantojnë e sigurojnë respektim të punës së policisë dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut.

Si dihet Flojd ka vdekur javën që shkoi pas arrestimit nga policia në Mineapolis duke u ngulfat nga shtrëngimi në qafë i policit., gjë që ka nxitur protesta në gjithë qytetin dhe më pas edhe në gjithë ShBA.

Me protesta për vdekjen e Flojdit janë solidarizuar rë gjithë afrikoa-amerikanët edhe kundërshtuesit e racizmit në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat