Shteti që po thyen rekorde, 1349 vdekje nga COVID-19 në 24 orë

Bota

Shteti që po thyen rekorde, 1349 vdekje nga COVID-19 në 24 orë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

Brazili ka shënuar rekord të ri të vdekjeve ditore nga COVID-19.

Brazili raportoi një rekord të ri prej 1,349 vdekjeve të koronavirusit në një periudhë 24-orëshe të mërkurën, tha ministria e shëndetësisë, pasi që pandemia vazhdonte të merrte një numër të madh jetësh për vendin e goditur më shumë nga Amerika Latine, raporton Reuters.

Shifra solli numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në Brazil në 32.548, me 584.016 infeksione të konfirmuara – i dyti në mbarë botën, pas Shteteve të Bashkuara.

Numri i vdekjeve në Brazil, i cili është dyfishuar në 17 ditë, aktualisht është i katërti në të gjithë botën, pas SH.B.A., Britanisë së Madhe dhe Italisë, transmeton lajmi.net.

Ekspertët numrat e vërtetë janë ndoshta shumë më të larta se shifrat e publikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat