Frika nga një valë e dytë e pandemisë, 11 shtete rikthejnë masat e izolimit

Bota

Frika nga një valë e dytë e pandemisë, 11 shtete rikthejnë masat e izolimit

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 22:10
Foto Ilustrim

Frika nga një valë e dytë e pandemisë COVID-19 është përhapur gjithandej në botë, teksa gjetja e një qasjeje të duhur midis lehtësimit dhe kufizimeve po del të jetë problematik për shumë shtete. Të paktën 11 prej tyre kanë rikthyer disa apo të gjitha kufizimet, për ta parandaluar një valë të dytë vdekjeprurëse, pasi që numri i rasteve filloi të rritej.

Japonia, Kina, Korea e Jugut, Libani, Gjermania, Irani, Arabia Saudite, El Salvadori, Iraku, Sri Lanka dhe Pakistani janë detyruar t’i rikthejnë karantinat lokale apo mbylljet e përhapura, shkruan “The Telegraph”.

Dr. Hans Kluge, drejtor për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka paralajmëruar shtetet evropiane që të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infektimeve, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, e jo kremtë”.

Japonia ishte shteti i parë që u përball me një valë të dytë, pas heqjes së kufizimeve kah mesi i marsit. Prej 12 prillit, shteti shpalli për së dyti gjendjen e emergjencës, duke vendosur për mbylljen e shkollave, ndaljen e tubimeve të mëdha dhe rekomandimin e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat